[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka po ndodh, blindohet Moska me trupa, raketa dhe avionë



Një ditë më parë presidentit rus, Putin kërkoi gatishmëri të lartë forcave ajrore për të qenë gati për luftë.

RS raporton sot se sistemi i mbrojtjes ajrore është mobilizuar në afërsi të Moskës në një stërvitje të parakoshme.“Njësitë e forcës së mbrojtjes ajrore që janë përgjegjëse për të mbrojtur Moskën dhe rajonin qendror janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake,” tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Kontrolli përfshin ripozicionimin e baterive të S-300, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketave, tha ministria. Stërvitja e mbrojtjes ajrore është pjesë e urdhrit të Putin për forcat ajrore. Ajo përfshin rreth 45,000 trupa, 1700 pjesë e pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 150 avionë dhe 200 lëshues raketash tokë-ajër. Detajet i ka dhënë zëvendës ministri i Mbrojtjes Aleksandr Fomin, që informon lidhur me situatën.

 “Gjatë testit ne i kushtojmë vëmendje të veçantë vendosjes së mbrojtjes ajrore dhe gatishmërisë së grupeve të aviacionit për t’iu përgjigjur një agresioni,” tha Fomin.