[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka po kerkon Obama tash për Republikën e Kosovës!



Presidenti në largim i SHB’ve, Barack Obama, dje i ka nis Senatit të shtetit amerikan nji kërkesë për me ba nji ndryshim n’emërtimin e nji traktati që i referohet Kosovës.

Ky traktat, siç bahet me dije në këtë kërkesë, ma parë asht quejt “Traktati mes SHBA’ve dhe Mbretnisë së Serbisë për Ekstradim Reciprok t’Arratisunve nga Drejtësia, të nënshkrueme më 25 Tetor, 1901”, ndërsa tash synon që emërtimin “Mbretni e Serbisë” me zavendësue me “Republikë e Kosovës”.

“Me qellim të marrjes së këshillave dhe pëlqimin e Senatit për ratifikim, ju paraqes Traktatin për Ekstradim në mes të Qeverisë së Shteteve të Bashkueme t’Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës (“Traktati”), i nënshkruem në Prishtinë më 29 Mars, 2016”, thuhet në fillim të letrës që Obama i ka dërgue Senatit.

Ma poshtë, Obama i ka paraqit Senatit edhe raportin e Departamentit të Shtetit në lidhje me Traktatin.

“Traktati ka me zavendësue Traktatin në mes të Shteteve të Bashkueme t’Amerikës dhe Mbretnisë së Serbisë për Ekstradim Reciprok t’Arratisunve nga Drejtësia, të nënshkrueme më 25 Tetor, 1901 (“Traktati i vitit 1901”), i cili aplikohet për Republikën e Kosovës, si shtet pasardhës i ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë.

Traktati ndjek në përgjithësi formën dhe përmbajtjen e traktateve tjera t’ekstradimit të arrituna së fundmi nga Shtetet e Bashkueme.

Ai ka me zavendësue nji listë të dalë mode për shkelje t’ ekstradueshme me nji qasje moderne të “kriminalitetit të dyfishtë”, i cili kishte me mundësue ekstradimin për shkelje të tilla si pastrimi i parave, krimi i ndërlidhun me kibernetikë dhe shkelje tjera të reja që nuk paraqiten në listën e Traktatit 1901.

Traktati gjithashtu parashikon se ekstradimi nuk duhet me u refuzue në baza të kombësisë së personit të kërkuem dhe përmban nji klauzolë të modernizueme të “shkeljeve politike”.

Dhe në fund, Traktati inkorporon disa përmirësime procedurale për me modernizue dhe përshpejtue procesin e ekstradimit”, thuhet në kërkesën që Obama i ka drejtue dje Senatit Amerikan.

Në fund, ai i ka rekomandue Senatit që me marrë në konsideratë këtë Traktat, dhe me dhanë këshillat dhe pëlqimin për ratifikim.