[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka nëse vritet Trump gjatë inaugurimit, skenarët horror në mediat amerikane (VIDEO)



Botapress, 20 janar – Edhe pse gjendja e sigurisë është në nivel dhe nuk ka ndonjë kërcënim serioz, mediat amerikane kanë shtruar çështjen se kush do të zëvendësonte Presidentin në ardhje në rast të ndonjë sulmi apo vrasjeje së tij, Zëvendëspresidentit dhe liderëve të Kongresit.

Shtëpia televizive CNN ka përgatitur një storie për këtë, ku thotë se në një skenar të tillë, zëvendësimi, sipas Kushtetutës amerikane, do të kërkohej brenda kabinetit të Presidentit të deritashëm Barack Obama, transmeton.

Pasi që asnjëri prej njerëzve të Trump ende nuk ka marrë miratimin e Senatit, Presidenti i ri i Amerikës do të bëhej Thomas Shannon, i cili aktualisht është në krye të State Departamentit të Shtetit.

Ditë më parë Trump ka kërkuar që 50 zyrtarë të emëruar nga Obama, përfshirë edhe Shannon i cili në State Departament ka mbajtur pozitën e Zëvendëssekretarit për Çështje Politike  të mbesin në pozita për të siguruar që të mos ketë vakum institucional. Në një skenar të tillë, sipas mediave amerikane do të jetë Shannon ai i cili do ta merrte timonin e SHBA’ve.