Dita e 10 e këtij muaji dhe e 69 në përgjithësi këtë vit kalendarik.Cilat janë ngjarjet kryesore që e karakterizan këtë datë përgjatë historisë? Cila prej tyre është më e rëndësishme? Çka duhet përmendur nga bota e muzikës e çka nga ajo e filmit?
Gazeta Nacionale ka bërë një përmbledhje të këtyre ndodhive dhe ua ka sjellur përmes tekstit të mëposhtëm:
10 Mars
241 para erës sonë – Përfundoi ajo që në histori njihet si Lufta e Parë Punike. Romakët fundosin flotën kartagjenase për ta konfirmuar edhe zyrtarisht fituesin e luftës gjegjëse.
1783 – Aleanca “USS” nën urdhrat e kapitenit Barry fiton betejën e fundit detare të luftës revolucionare të SHBA-së në kepin Canaveral
1861 – Udhëheqësi politik i Afrikës Perëndimore El Hadj Umar Tall pushton qytetin Segou, duke shkatërruar perandorinë Bambara të Malit.
1920 – Akti rregullativ i brendshëm i miratuar nga Parlamenti Britanik e ndan Irlandën në dy pjesë. Ky vendim nuk mirëpritet nga qarqet jugore, çka rezultoi me luftën një vjeçare anglo-irlandeze.
1952 – Grushteti në Kubë, i udhëhequr nga gjenerali Fulgencio Batista
FILM
1997 – Në rrjetin televiziv WB shfaqet premiera e “Buffy the Vampire Slayer, krijuar nga Joss Whedon dhe Sarah Michelle Geller.
MUZIKË
2015 – Familja e Marvin Gaye fiton padinë rekorde 7.3 milionëshe për shkelje të të drejtave të autorit kundër Robin Thicke Pharell Williams dhe T.I./Botapress.info/