Çka ndodh me ushtarët rusë që refuzojnë të shkojnë në luftë – mësojeni përmes kësaj videoje

Një video që supozohet se tregon kapjen e dy ushtarëve rusë që refuzuan të luftonin kundër forcave ukrainase po qarkullon në kanalet ruse dhe ukrainase Telegram.

Në video shfaqen dy burra me uniforma ushtarake duke qëndruar përpara komandantit të tyre.

LEXO EDHE KETE

Tërmet i fuqishëm në Greqi, banorët dalin në rrugë, braktisin shtëpitë në mes të natës

Sipas Medusa, një portal i pavarur rus i lajmeve që publikoi videon, e cila fillimisht u publikua në kanalin Telegram “Ombudsman ushtarak”, incidenti ndodhi në rajonin Belgorod të Rusisë.

Hetuesi bën me dije se në datën 16 nëntor janë kallëzuar penalisht rekrutët pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrin. Ajo vepër mund të dënohet me burg nga dy deri në tre vjet”, thuhet në video.

 

ngjashme