[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka ka në pakon që Melania Trump i dhuroi Michelle Obamas? (FOTO)



Është vërtetë se shumë gjëra më rëndësi kanë ndodhur sot. Por këtë here po flasim për diçka tjetër. Dhuratën që tani Zonja e Parë amerikane Melania Trump, kishte për Michelle Obama, derisa kjo e fundit së bashku me bashkëshortin pritën çiftin Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Donald J. Trump dhe gruaja e tij, Melania, arritën në Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e së premtes në fillim të ceremonisë së inaugurimit. Zonja Trump kishte me vete një dhuratë për Michele, një pako blu nga Tiffany & Company.

Dhurata i zuri të gjithë në befasi, pasi krijoi një moment të papërshtatshëm, derisa Zonja Obama mendonte se ç’të bënte me të duke shikuar rrotull. Nuk kishte ndonjë tavolinë ku të vendosej.

 Obama mori një vendim të prerë duke e marrë dhuratën dhe futur brenda.

Momenti i tillë ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Por se çka ka brenda pakos, kjo kërkon ende hetim.