[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka i dhuruan njëri-tjetri për ‘Shën Valentin’ Elita dhe Gjiko? (Foto)



Gjiko dhe Elita janë një nga çiftet me të reja të skenës shqipe.

Ata nuk kanë mbetur pa e festuar ditën e të dashuruarve, madje atë edhe me dhurata për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net

Elita në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet pranë një veture të verdhë të markës Mini Cooper dhe mbi të ishte një buqetë me lule. Duket se që të dyja janë dhuratë nga Gjiko.

Kurse, reperi ka hedhur një fotografi ku shihet se në dorë ka vetëm një trëndafil!

Epo duke ditur që Elita është nga Gjakova, Gjiko nuk duhet të habitet nëse trëndafili është dhurata e vetme për të nga ajo!