Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një protokoll në fusha që ai i quajti të rëndësishme: energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se” nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje – hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë”.