[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

City shpenzon 200 mijë euro për një 13-vjeçar



Manchester City ka treguar se di të shpenzojë shumë të mëdha të parave për të blerë futbollistë të mirë.

Por kësaj radhe skuadra e Pep Guardiolës ka befasuar të gjithë, pasi ka transferuar një 13-vjeçar.

Fjala është për talentin anglez, Finley Burns që deri më tani ishte pjesë e akademisë së Southend United.

Burns edhe pse ka vetëm 13 vite, ka qenë pjesë e skuadrës U16, pasi talenti i tij njihet në gjithë Anglinë.

City ka vendosur ta transferojë futbollistin duke paguar 200 mijë euro, pasi më shumë nuk lejohen nga FA për lojtarët nën 16 vjeç.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar garën me Chelsean, Arsenalin dhe Liverpoolin për Burns.

Kujtojmë që kjo shumë mund të rritet edhe më shumë, pasi City i detyrohet edhe 100 mijë funte tjera bonuse skuadrës Southend United.