[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Cili biznesmen shtroj darkë në Odë për Enver Idrizin? (Foto-Video)



Dikur në Odat e burrave për çdo natë ka pasur mbledhi, nga ato të bisedave serioze, madje edhe politike, e deri tek ato të qejfit. Në Odat tona tradicionale është lartësuar kombi, është ndarë pleqëri, por edhe është festuar për gëzime familjare, shoqërore, etj.

 

 

Traditën e ndejës dhe festimit në Odë e ruan dhe e kultivon edhe më tej biznesmeni Enver Krasniqi, që mbrëmë ka shtruar darkë në sofër në Odën e tij në Fushë Kosovë. Kjo darkë u shtrua për adashin e tij, kampionin botëror në karate Enver Idrizi, për nderë të dekorimit që ju bë nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me urdhërin “Nderi i Kombit”, shkruan “Kosovarja”. Të pranishëm në këtë darkë ishin edhe shumë emra të njohur, si Naim Abazi, Ismet Behxheti, Remi, Beni Baksi, etj. Nën një atmosferë tejet dashamirëse, Kampioni dhe “Nderi i Kombit” Enver Idrizi, ka thënë se është ndjerë i privilegjuar për mikpritjen dhe respektin nga i zoti i ndejës biznesmeni Enver Krasniqi, por edhe nga të gjithë të pranishmit aty.
Enver Idrizi si rrallë më parë ka dëshmuar se pos që është kampion karateje e biznesmen i suksesshëm, ka talent edhe për të kënduar. Ekskluzivisht në “Kosovare” dëgjoni teksa këndon.