ORCA e Rron Gjinovcit, ka përfituar grant në shumë prej 120 mijë eurosh nga organizata KCSF- e cila udhëhiqet nga Taulant Hoxha, i cili – vite më parë, ka bashkëpunuar me ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrullah Çeku (sa ky i fundit udhëhiqte organizatën “Ec ma ndryshe”). Fondet KCSF-së, donacion i Ambasadës zvicerane dhe asaj suedeze, kanë përfunduar te njeriu që evidentohet në një seri raportesh, përfshirë atë të Freedom House, si ‘mizogjen’…
Organizata e udhëhequr nga Rron Gjinovci, ORCA, e cila sipas përshkrimit merret me ‘rritjen e cilësisë në arsim’ ka përfituar grant prej 120 mijë euro nga një organizatë tjetër: KCSF.

Në përshkrimin e kësaj organizate, pra KCSF-së, shkruhet se ‘udhëheq fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë që nga viti 1998” dhe pos tjerash edhe se është udhëheqëse në ‘avokimin në mbrojtje të hapësirës për qytetari aktive’.
Por, kur jemi te ‘hapësira për qytetari aktive’, Rron Gjinovci i organizatës që përshkrim e ka ‘rritjen e cilësisë në arsim’ – është patentuar si ‘mizogjen’, në një seri raportesh, përfshirë edhe ‘Freedom House’.
Për Gjinovcin, në raportin e Freedom House, publikuar nëntë muaj më parë, veç tjerash thuhet:
“Në qershor 2023, avokatja dhe aktivistja e medias, Flutura Kusari, u përball me thirrje për dhunë ndaj saj në internet. Ajo fillimisht u veçua nga Rron Gjinovci, një mbështetës i fortë i qeverisë së Kosovës, i cili bëri komente mizogjene ndaj saj pasi ajo kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe duke u shprehur hapur në kritikat e mosdhënies së masave mbrojtëse nga qeveria për gazetarët. raportim nga veriu” – shkruan në raportin e Freedom House.
Edhe ‘Demokracia për Zhvillim’ – mes rastesh tjera, kishte evidentuar këtë të Rron Gjinovcit ndaj juristes së medias Flutura Kusari.
Pavarësisht që Gjinonvci e kishte larguar fotografinë me përmbajtje mizogjene ndaj aktivistes së medias, Flutura Kusari, aktiviteti i tij në vazhdim si ‘pjesëtar i shoqërisë civile’ do të shquhej për gjuhë të urrejtjes dhe sulm ndaj mediave, sidomos në ‘prodhimtarinë’ e tij të një serie bisedash ‘podcast’ me një tjetër pjesëtar të shoqërisë civile. (Shih: ‘Rrjedha’ – ku në një sërë episodesh, gazetarët portetizohen si “paramiltarë”).
Fondet të cilat, sipas dokumentit, janë dhënë për organizata të ndryshme në Kosovë, janë fonde të Ambasadës zvicerane dhe asaj suedeze.
Sipas njoftimeve që mund të navigohen me një kërkim të thjeshtë online,z.Taulant Hoxha udhëheq KCSF-në ose mban pozitën Drejtorit Ekzekutiv që nga shtatori i vitit 2018.
Veç tjerash, ai është edhe bashkautor me ministrin në detyrë të Kulturës, z.Hajrulla Çeku, në një raport të vitit 2015 (kur ministry Çeku përfaqësonte organizatën ‘Ec ma ndryshe’), pikërisht rreth temës për llogaridhënien e organizatave të shoqërisë civile me titull: “Kush mbikëqyr mbikëqyrësit? Studim mbi llogaridhënien e shoqërisë civile në Kosovë”
