[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çika e babit, ‘Zonjë e Parë’ – Ivanka zëvendëson Melania Trumpin



Ndërsa vijon të jetë e ndezur polemika për “Muslim Ban”, dekreti ekzekutiv i nënshkruar nga Donald Trump, prania e Melanias në Shtëpinë e Bardhë është shndërruar në një mister. Ku është “First Lady”? Me fëmijën e parë të miliarderit, Ivanka, vajza nga martesa e parë, e cila duket se ka marrë pikërisht këtë rol, bashkëshortja e tretë e presidentit të 45 amerikan është kthyer në Nju Jork dy ditë pas betimit për t’i lejuar djalit të vogël, Barron për të vazhdua shkollën.

“First Lady” e parë që jeton jashtë Shtëpisë së Bardhë – Modelja sllovene, për të cilën vlerësimet nuk i kalojnë 37% (kundër 55% të Hillary Clinton, Laura Bush e Michelle Obama, kur bashkëshortët respektivë u bënë presidentë), është gruaja e parë e “Comander in Chief” që jeton jashtë Shtëpisë së Bardhë nga viti 1853. “Nuk duket se kërkon të transferohet shpesh në Uashington”, – kanë raportuar burime të revistës “Us Weekly”.

Falë Melanias, ka një rritje të turizmit në Slloveni – Por është edhe falë Melanias që amerikanët janë duke zbuluar Slloveninë. Vendi i vogël ballkanik po regjistron një rritje të ndjeshme të udhëtimeve turistike, në veçanti nga shtetasit amerikanë. Një nismë reklamuese mbi bukuritë natyrore të Sllovenisë, paraqitet me spotin: “Mirë se vini në vendlindjen e ‘Zonjës së Parë’ të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”. Për të nderuar Melanian, agjencitë turistike të Sllovenisë, organizojnë mes të tjerash ture speciale me vizita në vend, ku Melania (ka lindur në vitin 1970 në Sevnica, qytezë në perëndim të vendit), ka jetuar, studiuar dhe punuar para se të linte vendin në moshën 20-vjeçare në fillim të viteve ’90, për të punuar në fillim si modele në Milano dhe Paris dhe për të tentuar më tej një karrierë në modën e lartë të Nju Jorkut, ku në 1998-ën, u njoh me bashkëshortin e ardhshëm, Donald Trump.

Dhe Ivanka, vajza e Traump, bën “First Lady”-n – Ndërkohë që është Ivanka ajo që po hedh hapat e parë si “Zonjë e Parë”. Nuk është e para që i takon Ivankës ta bëjë një gjë të tillë në historinë e presidentëve të SHBA-së, por në rastin e vajzave të Martin van Buren, Benjamin Harrison e Woodrow Wilson, arsyeja ishte që babai kishte mbetur i ve. Emblematik është edhe fakti që ishte Ivanka ajo që shoqëroi të atin në vizitën e tij për marinsin e vrarë në Jemen pak ditë më parë. Nga ana e saj, Melania, më në fund ka emëruar shefen e stafit të saj, Lindsay Reynolds, e cila për momentin nuk ka një staf të mirëfilltë për të drejtuar. Dhe vonesat e “Fisrt Lady”-t ushqejnë dyshimet mbi përkushtimin e saj në krah të bashkëshortit president. /Shqip