Çfarëdo vendimi që merr Specialja ndaj krerëve të UÇK-së, Osmani thotë se do ta respektojë

Do ta respektojmë verdiktin final të Gjykatës Speciale, i tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani medias italiane “Corriere della Serra”, pyetur se çfarë pret nga gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Liderët historik të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Çfarë prisni të ndodhë?”, e pyeti media italiane, për çka Osmani u përgjigj se “Ne nuk do të interferojmë në asnjë mënyrë me punën e Gjykatës dhe do të respektojmë verdiktin final”.

LEXO EDHE KETE

Gjendet i vdekur një person në Kamenicë

“Drejtësi dhe respektim të standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne ishim të sulmuarit. Dhe, UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të na mbrojtur”, tha Vjosa Osmani, raporton Insajderi.

Kujtojmë se në shkallë të parë Gjykata Speciale dënoi me 26 vite burgim, Salih Mustafën, dënim ky i cili zgjoi indinjatë dhe tronditje në publik.

Për këtë dënim, kishte reaguar edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili e kishte quajtur “të papranueshme”.

“Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook./Botapress.info/

ngjashme