[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë u ka premtuar Veseli kryediplomatëve të BE-së në Prishtinë [video]



Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë së shpejti publike financat e saj, raporton KTV.

Të paktën këtë premtim ua ka dhënë shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli. Këtë e bëri të ditur shefja e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, pas takimit të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Nikoqiri, kryetari Kadri Veseli, në takim u tha ambasadorëve se emërimi i ministrit për integrime është çështje ditësh.

Apostolova foli edhe për rëndësinë e zbatimit të MSA-së dhe rolin e Kuvendit. Kreu i Kuvendit, Veseli ka thënës e integrimi euroatlantik është jetik për Kosovën, ndërsa theksoi se do të përmbushin çdo standard a kriter që Kosova të ecë përpara. Aty, pos deklarimeve të Apostoloves dhe Veselit, nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve, ndërsa asnjë fjalë nuk u tha për zhvillimet e fundit në vend.