• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çfarë tha në Polici burri që dyshohet se e shkeli dhe e vrau me dy plumba në kokë djalin e axhës

nga Bota Press
19 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Baki Brahimi, i dyshuar për vrasjen e djalit të axhës së tij, Gazmend Brahimi, në fshatin Batllavë të Podujevës, pritet të dalë sot para gjykatës. Prokurori i rastit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Azem Ejupi, avokati i të dyshuarit Baki Brahimi, ka dhënë detaje për Gazetën Express për vrasjen që dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje rreth pronës.

Duke folur për Gazetën Express, avokati Azem Ejupi, tha se klienti i tij, kur është marrë në pyetje nga prokurori nuk e ka mohuar se të ndjerin fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, derisa i ndjeri ishte në biçikletë.

“Është deklaru para prokurorit. Ai (i dyshuari), thotë se gjatë rrugës e ka taku me biçikletë (të ndjerin), dhe e ka përplas me furgonin e tij, nuk e mohon atë. Gjatë rrugës e ka taku të ndjerin dhe e ka përplas, ashtu është deklaru ai në polici”, tha avokati.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, të cilën e përfolë avokati i tij Azem Ejupi, mosmarrëveshja ka nisur pasi i ndjeri i ka vendosur tela (rrethoja), para derës dhe ia ka dëmtuar të mbjellurat.

“Do tela thotë mi ka vu para derës dhe më ka bë dëm në ara aty ku e ka pas të mbjellur fasulën”, u shpreh avokati tutje.

I dyshuari dhe i ndjeri kanë pasur mosmarrëveshje edhe ditën e diel, por sipas policisë, i dyshuari ka qenë në arrati. Ndërsa, sipas avokatit të tij, i dyshuari është shprehur se dje ka marrë rrugën për t’u paraqitur në stacionin policor në Podujevë, por gjatë rrugës ka hasur tashmë të ndjerin me biçikletë dhe fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, e më pas e ka goditur me dy plumba në kokë.

“I dyshuari, është në farefisni me të ndjerin, ata janë djem të axhës -kusherinijë mes vete, deri më tash kanë pasë mosmarrëveshje rreth pronës, gjëja se i ndjeri e ka penguar të dyshuarin tek dyert e shtëpisë, ja ka rrethu me do tela, në bazë të pohimeve të tij. Pastaj, pardje, më 17 tetor, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, i ndjeri ka shkuar në stacionin policor në Podujevë e ka lajmëruar rastin. Dje ka pas me shku në Podujevë me u lajmëru në polici dhe ka marrë furgonin, gjatë rrugës, e takon të ndjerin me biçikletë dhe e përplas për vdekje të ndjerin më pas shkon e gjen në fushë ku u përplas dhe e godet me armë zjarri me revole, dy herë në kokë”, tha avokat Azem Ejupi për Gazetën Express.

Ai shtoi se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të mbahen sot në orën 14:00.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se ndaj personit të dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe ndaj të njëjtit rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhënë Gazetës Express.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e diel, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.

Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia dje me anë të raportit 24-orësh.

Gazeta Express ka qëndruar dje në vendin ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin Gërdoc të Podujevës, aty ku kushërinjtë kanë shumë afër shtëpitë me njëra-tjetrën.

Tags: Batllavevrasje

Të ngjashme

Kosovë

Myftiut Tërnava i vjen homologu nga Turqia, del e pret në aeroport

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Ekskluzive

OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Lajme

Ymeri paralajmëron këto marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq: Të insistohet në zgjidhjen përfundimtare

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Kosovë

Haziri ia jep disa instruksione Kurtit para takimit me Vuçiqin në Bruksel

nga Bota Press
18 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • E tmerrshme: Raketat ruse godasincentralin bërthamor
  • Myftiut Tërnava i vjen homologu nga Turqia, del e pret në aeroport
  • Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut
  • Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina
  • Kaq raste aktive me COVID-19

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.