• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çfarë reagimi skandaloz nga kabineti i Ministres së Drejtësisë pas dënimit të deputetes së VV’së

nga Bota Press
17 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Nazlije Bala, këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar ashpër pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, u shpall fajtore dhe u dënua me tri vjet burgim e 2 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren, raporton Botapress.

Sipas Balës, vendimi i gjykatës është “mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”.

“Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja. Dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”, ka shkruar Balaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vranezi. Një dënim i tillë është shqiptuar edhe ndaj Islam Thaçit.

“Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

– Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Por, për çka fajësohen dy ish-zyrtarët?

Sipas gjykatës, me datë 19 korrik 2019 dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren.

“I akuzuari Islam Thaqi, në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren”, thuhet në njoftimin për dënim.

Ndërsa, sipas gjykatës, Vrenezi, në cilësinë e inspektores së ndërtimit në korrik të 2019-s arriti në konkludim për rrëzimin e objektit të Abi Çarshisë, “duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet”.

“Të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim”, thotë njoftimi i Gjykatës.

Sipas këtij njoftimi, dyshja e komunës së Prizrenit, “veproi në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L024, për trajtimin e ndërtimeve pa leje, dhe atë Neni 6 dhe 11, par. 6 në kundërshtim me nenin 5,6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/19, të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme Administrative si dhe vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A213/18 si dhe A-179/19, me të cilën janë anuluar aktvendimet të Drejtorisë së Inspektorateve Komunal i ndërtimtarisë në Prizren”.

Më tej thuhet se “u obliguan organet Komunale në Prizren të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi, andaj të akuzuarit duke mos i përfillur vendime te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç ‘rast gjatë rrënimit shkaktojnë dëm”.

Gjykata e Prizrenit konstatoi sot se dy ish-zyrtarët kanë kryer penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 1-1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kësisoj, Thaqin dhe Vrenezin i dënoi me 3 vjet burg dhe 2 mijë euro.

Ndërsa zyrtarët e tjerë që ishin përfshirë në aktauzë, Gjykata i liroi nga akuzat.

“Të akuzuarit – E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., LIROHEN NGA AKUZA, ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e sotëm të gjykatës së Prizrenit.

I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Kymete Kicaj, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të administrimit të provave, duke analizuar veç e veç secilën provë materiale, deklarimet e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të akuzuarve, Gjykata ka gjetur se të akuzuarit Thaq (në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratave) dhe Vrenezi (në kuadër të zyrtares pranë Drejtorisë së Inspektorateve), duke vepruar me dashje direkte tejkalojnë autorizimet e tyre ligjore./Gazeta Botapress/

Të ngjashme

Aktuale

Kryeministri Kurti nuk po e di sa ditë i ka shtatori?! (Foto)

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Shteti mbytë shpresën e të rinjve super-talentë: Piloti kosovar viktimë e dallavereve në konkurs

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Qeveria Kurti i mban sytë e mbyllur, Bullgaria largoi akcizën për energji elektrike dhe gaz natyror deri më 2025

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kryeministri Kurti nuk po e di sa ditë i ka shtatori?! (Foto)
  • Artan Nimani merr kryesimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës
  • Kajtazi kujton postimin skandaloz të Muratit: Ky “insan” sot është ministër
  • Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë
  • Kjo është Kryesia e re e AAK-së

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.