[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë raportesh ka Mustafa me Veselin?



Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, konsideron se koalicioni qeverisës, PDK-LDK po funksionon mirë.

Pavarësisht akuzave të bëra kohë më parë, ndaj Kadri Veselit, Mustafa thotë se ka raporte të mira më të, raporton Blic

“Koalicioni po funksionon mirë, nuk kemi asnjë problem, jemi duke bashkëpunuar shumë mirë. Me kryetarin e Kuvendit kam raporte të mira.

Akuzat e bëra ndaj SHIK-ut kanë qenë më tepër politike”, ka thënë Mustafa.

“Ajo që mund të them tani është që relacioni ndërmjet koalicionit është korretk”, ka shtuar ai.

Më tej i pyetur nëse do të harrohen, akuzat e bëra nga ana e anëtarëve dhe drejtuesve të LDK-së ndaj zyrtarëve të PDK-së, kryeministri Mustafa mohoi një gjë të tillë, duke shtuar se ka përkrahjen e Veselit dhe Thaçit, për ta dërguar deri në fund këtë çështje.

“Unë mendoj që asgjë nuk harrohet.  Vetë Z.Veseli me ka thënë që të zbardhën këto gjera, për këto çështje presidenti i Kosovës nga prokuria që t’i zbardhë ato”, tha Mustafa.