Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, është duke paralajmëruar një rregullim të hapësirës në sheshin “Bill Clinton”.
Aty parashihet zgjerimi i rrugës dhe hapësira për autobusë dhe biçikleta.
Sheshi te Katedralja, nënkryetari i Komunës tregon cili qytet u mor si model
“Edhe një propozim fantastik nga konsulentët që po na ndihmojnë në transformimin e Prishtinës! Ky është projekti për Bulevardin ‘Bill Clinton’ … faleminderit SuperWien”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai ka postuar edhe një fotografi sesi do të duket ajo hapësirë pas përfundimit të projektit.