[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë po ndodh në Deçan?



Është shtyrë bllokimi i rrugës drejt Manastirit të Deçanit, deri në fundin e javës së ardhshme.

 

 

Sipas Shkodran Imerajt, presioni nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, solli pezullimin e bllokimit dhe dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës në degën në Deçan, Selim Lokaj.

Megjithatë, Imeraj, që deri në zgjedhjen e strukturave të reja po e ushtron funksionin e lënë bosh nga Lokaj, thotë se bllokimi i rrugës do të ndodhë.

Përveç bllokimit 1 orësh të rrugës, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan, paralajmërohet edhe bllokimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Pejë, për të kundërshtuar likuidimin e dy ndërmarrjeve, Apiko e Iliria.