Rreth 150 efektivë policie, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontroll blic në burgun e Vlorës. Kjo ndërhyrje që ndodh për herë të parë në institucion është zhvilluar pa dijeninë e autoriteteve të burgut.
A2 raporton se kontrollet në qeli kanë zgjatur më shumë se një orë dhe nuk dihet ende nëse kanë konstatuar diçka.
Këto janë informacionet e vetme që deri më tani kanë rrjedhë në media./Botapress/