Ushtria amerikane ka filluar zbarkimin e dhjetëra helikopterëve të llojit “Chinook”, “Apache”, dhe “Black Hawk”, në një port në veri të Gjermanisë, prej ku do të barten në një bazë në Bavari.
Agjencia e lajmeve e Gjeramnisë “DPA” raportoi sot se 94 helikopterë dhe disa kamionë të Brigadës 10 të Aviacionit Luftarak të Neë Yorkut, janë dërguar në portin e Bremerhaven
Shumica e pajisjeve ushtarake do të dërgohen në bazën ushtarake në qytetin Illesheim, por sipas DPA-së, disa do të dërgohen në Lituani dhe Rumani.
Ky mision ka për qëllim t’iu ofrojë ndihmë aleatëve të shqetësuar si Polonia dhe aleatëve të tjerë të NATO-së, për shkak të një Rusie luftëdashëse./Express/