• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çfarë përmban Rezoluta e Kosovës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë?

nga Bota Press
7 Korrik, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Me 89 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën që dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë.

Rezoluta përmban gjashtë pika, ku pika numër një thotë se “dënohet ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Pika numër dy e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Pika numër tre: Ndjen dhe shprehë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicë, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.

Pika numër katër: Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Pika numër pesë: Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallë ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Pika numër gjashtë: Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Ndryshe, Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë. Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e Ratko Mlladiq.

Mlladiq, pas 15 vitesh fshehje, u arrestua në maj të 2011 gjersa u dënua javë me parë me burg të përjetshëm  për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë./Botapress/

Tags: Rezoluta e Kosovës për dënimin e gjenocidit

Të ngjashme

Botë

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Fetah Berisha: Është e turpshme dhe e pandershme si nuk iu gjetë askush afër Rugovës, as ushtarakët

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.