Xhelal Sveçla nuk e ka nisur sot ditën me informacione nga Veriu. Ministri i Brendshëm i ka dalur në mbrojtje kolegut nga Vetëvendosja, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Me një status në Facebook, Sveçla ka thënë se vaksinimi në Kosovë është më mirë se në shtetet e rajonit, duke i lënë meritat Arben Vitisë.
“Çfarë ka bërë Arben Vitia:
Në raport me popullatën vaksinimi në Kosovë është:
- 7 herë më tepër se në Kroaci,
- 4 herë më tepër se në Shqipëri,
- 3 herë më tepër se në Serbi,
- 2.8 herë më tepër se në Mali të Zi,
- 2.3 herë më tepër se në Maqedoninë Veriore dhe
- 1.5 herë më tepër se në Slloveni.
Mos të harrojmë që në Kosovë vaksinohemi vetëm me vaksinat e aprovuara si AstraZeneca dhe Pfizer” shkruan Sveçla në reagim./Botapress.info/