[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë dokumenti të rëndësishëm për matjen e territorit nuk e kanë kthyer në Arkiva zyrtarët e shtetit?



Një dokumentacion që lidhet me matjet e territorit të bëra në vitet e 80-ta në pjesën e quajtur Bjelluhë në kufi me Malin e Zi ka ngritur një numër pyetjesh rreth problematikës së demarkacionit.

Ka qenë deputeti i PDK-së në Komisionin për Bujqësi, Shaip Muja, ai që ka ngritur alarmin për siç ka thënë moskthimin e këtij dokumenti të marrë nga Arkivi i Kosovës nga zyrtarët shtetërorë.

Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit, Ferat Shala, ka thënë të mos ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë dokumentacion. Ky i fundit nuk ka preferuar të flasë shumë për çështjen e demarkacionit, përpos që ka thënë se kjo Ministri ka dërguar një ekspert të ujërave në Komisionin për Matjen e Territorit.

Sa i përket kësaj teme, sekretari i kësaj Ministrie, Arben Çitaku, ka thënë se matjet do të nisin nga dy pikat doganore në veri të vendit, 1 dhe 31.

Sa i përket ndotjes së ajrit, zyrtarë të kësaj Ministrie kanë thënë se deri në fund të këtij viti do të bëhet Ligji për ndotjen e ajrit, ndërsa janë në bisedime me Sfidat e Mileniumit për të marrë 4 milionë dollarë me qëllim të vendosjes së matësve në të gjitha komunat dhe ndërrimin e pajisjeve ekzistuese.