“Çerdhe cubash”, kryetari i Skenderajt reagon kundër shtypjës së grevistëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pasi Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Nura tha se ky vendim është skandaloz.

“Dje kërkuan listat e sherbyesve civil, sot me vendime skandaloze ndaj sektorit të arsimit. Në vend të dialogut social si alternativë për zgjidhjen e problemeve, vjen lajmi i keq i ndaljes së pagës së mësimdhënësve, në këtë kohë ku jeta është bërë e vështirë me gjithë këto rritje çmimesh”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se institucionet shtetrore nuk mund të kthehen në çerdhe cubash.

“Institucionet shtetërore në një sistem demokratik përfaqësojnë qytetarin dhe interesin e tyre, ato nuk mund të shndërrohen në çerdhe cubash që me vendimet e tyre cenojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Më keq se kaq, s’ka ku shkon!”, shkroi Nura në një postim në Facebook.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

ngjashme