[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Celina detyron tifozët e Twentes ta heqin pankartën ‘Kosova është Serbi’ (VIDEO)



Bersant Celina e ka bërë një veprim madhështor para ndeshjes ndërmjet Twentes dhe Feyenoordit.

Në fakt, futbollisti kosovar, i cili ishte i pranishëm në stadium, e kishte një zënkë me tifozët serbë që e shpalosën një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, shkruan zëri.info, përcjell lajmi.net.

Dhe, reprezentuesi kosovar është fjalosur me tifozët dhe ka kërkuar që të hiqet pankarta me prapavijë politike.Dhe, tifozëve të gjorë nuk iu ka mbetur tjetër veçse ta heqin pankartën, falë reagimeve të Celinës, siç shihet edhe në këtë video.