Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku thotë se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë, shkruan Gazeta Botapress.
Në këtë mënyrë sipas tij, aktualisht është i pamundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak. Ish-kryeministri, Çeku ka dhënë arsyet për këtë.
“Një ushtar kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak. S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për me shku me shërbyer në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha ai për RTK’në.
Çeku thotë se ka ardhur koha për ‘shërbim vullnetar ushtarak’.
“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës. Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, shpjegoi ai.
Kujtojmë që nga viti 2011 deri vitin 2014 Agim Çeku ka qenë ish-ministër i FSK’së. /Botapress.info/