Uncategorized

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021: Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit 

    Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë ty shumë të mira, andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe  ther kurban! (El Keuther, 1-2)      Besimtarë të dashur,    Myslimanët, anekënd botës, kanë shumë ngjarje për të përkujtuar e për t’i shënuar, për t’u  krenuar e për t’u mburr me ato, por, i kanë vetëm dy festa: Fitër Bjramin dhe Kurban Bajramin.   E para është madhërim, falënderim, përulje me bindje para Allahut Fuqiplotë dhe, e dyta,  sakrifikim në emër të Allahut Mëshirëplotë!  Akti i flijimit na kthen te gjeneza e njerëzimit, te djemtë e Ademit a.s., na kthem te pesha e  premtimit që i bëhet Allahut të Madhërishëm, te Ibrahimi a.s.; ky akt njerëzor, besimtarë të  dashur, na e pasqyron Mëshirën dhe Mirësinë e pakufishme të Allahut xh.sh., duke u bindur se,  të gjitha veprimet tona vetëm në emër të Allahut xh.sh., ndjehen, na pranohen dhe, sakaq ne i  ndjejmë mirësitë e Zotit tonë.  A ka gjë më të shenjtë se të sakrifikojmë në emër të të Plotëfuqishmit, pastaj, a ka gjë më të mirë  se, ta shprehim dashurinë tonë, bujarinë tonë, humanitetin tonë, virtyte këto me të cilët e gëzojmë  Krijuesin tonë por që, gëzohemi edhe vetë. Çdo vepër e mirë na e shton gëzimin, ndjehemi më ...

më shumë
Page 36 of 42 1 35 36 37 42