Profesoresha e Universitetit të Oxfordit, Jennifer Cassidy, duke folur në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e një pushtimi të Kosovës nga Serbia.
Ajo tha në konferencën e Institutit Octopus, se “do të ishte marrëzi” përjashtimi i këtij opsioni.
“Sipas mendimit tim personal dhe profesional, me një fqi që ka lidhje aq të afërta me Rusinë, nuk mendoj se mund ta përjashtojmë çfarëdo opsioni. Do të ishte marrëzi sikur ta përjashtonim mundësinë e një pushtimi, qoftë përmes inflirtimit të forcave sekrete apo planeve të aneksimit”, tha ajo.
“Nuk mund të përjashtohet mundësia”, theksoi ajo.
Cassidy tha se “është me rëndësi që Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit të mbajnë raporte të afërta me BE-në, t’i mbajnë lidhjet e ngushta”.
“Në këto kohë të destabilitetit të madh që po e shohim, edhe në Lindjen e Mesme, kur sytë nuk janë të drejtuar nga Europa, atëherë çdo gjë mund të ndodh”, tha ajo.