• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Çarten” analistët pro VV-së, i “mëshojnë” opozitës: Zvarranikë, qenë endacakë, kastravecë politikë

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

Analistët tashmë kanë filluar të redaklizojnë gjuhën. E gjitha filloi si pasojë e një deklarimi të kryeminsitrit Albin Kurti, dje në Kuvend, e ku shpalosi gjashtë kushtet e tij për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjashtë kushtet e Kurtit kanë ngjallë reagimet e analistëve, disa prej të cilëve e përkrahën, ndërsa të tjërë e kundërshtuan. Megjithatë, nga gjithë kjo gjallëri mendimesh, u vërejten dy analistë.

Por jo aq për shkak të mendimit e qëndrimeve, sa për gjuhën e ashpër të përdorur për të komentuar kryengjarjen e ditës së djeshme. Analistët e afërt me pushtetin kritikuan ashpër opozitën e mediet, e kundërshtarët e Kurtit e “gozhduan” atë, gjersa të dy palët në disa raste tejkaluan kufirin e gjuhës politikisht korrekte.

 

 

Kush janë njerëzit që u bënë mur mbrojtës për Vuçiqin gjatë stuhisë në parlament?

“Skizofren”, “zvarranik”, “brengosje për gjendjen emocionale”, “qenë endacakë”, “kastravecë” e të ngjashme u përdorën nga analistët për të përshkruar situatën e djeshme, pasi Kurti plasi “bombën” në Kuvend.

Skandalizimi i gjuhës

Në fakt, i pari që filloi me gjuhë të ashpër ishte Nezir Kraki, analist kosovar me vendbanim në Francë. Në një status të botuar menjëherë pas debatit në Kuvendin e Kosovës rreth Asociacionit, Kraki “krakizoi” me gjuhë. Ai lëshoi një mori etiketimesh kundrejt opozitës, e që janë të papranueshme për një analizë korrekte mbi ngjarjet.

“O debila amnezikë, pse nuk e keni kundershtu Asociacionin kur lideret e juj e neshkruan, bile ate ne versionin e republikes serbe brenda Kosoves?

Po ta kishit pase nje miligram integritet personal apo moral publik, ju sot e kishit mshele gojen e ishit zhduk skutave te turpit. Jo! Ne vend te kesaj ju i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit i cili veç po tenton me i korrigju tradhetite e krimet e shefave dhe partive qe ju perfaqesoni. Dhe kete e beni me zell aq proserb saqe edhe vet serbet habiten.” – shkroi ai.

Edhe një analist tjetër nga diaspora përdori një gjuhë jo aq politikisht korrekte. Bleron Baraliu shkroi një status në të cilin përdori terme të cilat në një diskutim normal nuk do të duhej të përdoreshin. Natyrisht, edhe ky në cak kishte opozitën.

“Hipokrizia e ojëqëistëve dhe ish-pushtetarëve është mendjetronditëse: në një anë çirren e luten për ‘zajednicën’, në tjetrën kush ma i pari e kush ma kllosharski kishe pe sulmojnë Albinin se e pranoi atë! O kastravecë e patlixhanë politikë, edhe ju të tjerë me dy kokrra në tru që nga mëria dhe parapozicionimi veç terr projeksiononi, çka nuk po ju pëlqen nga 6 pikat – dhe, sidomos, çka nuk po ju pëlqen nga taktika e Albinit, ani pse prej Hanës po shihet si një vollej tenisi?! Përqëndrohuni, mos u çthurni kështu. Kosova është e rëndësishme, jo Albini, Hashimi, Brahimi – këta janë veç vdekatarë të përkohshëm. Leni pallavrat, leni hutitë e matrapazllëqet, përqëndrohuni!” – shkroi ai, duke shkruar mëpastaj edhe një status tjetër ku kritikoi Abdixhikun.

Ndërsa Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, e quajti opozitën zvarranike.

“Akti strategjik i përmbledhur në gjashtë pikat që Albini sot i parashtroi si kushte, jo vetëm për Beogradin, bëri që “partnerët alternativë” t’i heqin maskat.Prandaj ata, kundërvënien e kanë irracionale, kundërthënëse dhe rrjedhimisht të pabesueshme. Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis që u delë përballë furtunave. Prandaj “partnerët alternativ” që rrinin gaditu për t’u rikthyer në pushtet dhe për ta realizuar BSK-në konform kërkesave të Beogradit, sot bëhen qesharak me akuzat e lansuara.” – shkroi z. Ramabaja.

E problemet emocionale e mendore të opozitës i përmendën edhe dy analistë pro pushtetit. Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi, dy analistë pro qeveritar, vlerësuan se opozita kanë probleme mendore, pasi po e keqinterpretojnë deklaratën e Kurtit, ku shpalosi gjashtë kushtet e famshme për themelimin e Asociacionit.

“Pata nje bisede me mikun tim Shkëlzen Gashin me ç’rast ia shprehem njeri-tjetrit brengat per gjendjen emocionale dhe mendore te opozites dhe njerezve te regjimit te vjeter.” – shkroi ai.

Por edhe analistët kundër Kurtit, nuk ngurruan të lëshohen në gjuhë. Së paku njëri nga ta, ishte absolutisht i papërmbajtur në gjuhë. Dardan Gashi, analist në RTV Dukagjini, “konkludoi” se Kurti është skizofren.

“Në të njëjtën seancë, njëherë thotë e pranoj (Asociacionin) me do kushte, tani thotë nuk e pranoj. Kjo e ka edhe një term mjekësor, me Sh ja nisë, skizofreni i thonë, kur një njeri i ka dy personalitete. Unë nuk e kam shpik skizofreninë, veç konstatim.” – tha Gashi, teksa pyetej nga moderatori në Debat Plus se a është Kurti skizofren.

Tags: Analistetdebat

Të ngjashme

Aktuale

Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Cilat janë pasojat e mundshme për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk e respektojnë marrëveshjen?

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Kjo është shkolla, oborri i të cilës është “vërshuar’ nga bankat dhe karriget

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Dy herë shkelës të Kushtetutës- Rastet që rrezikojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti?

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy
  • Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra
  • Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë
  • Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës
  • Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.