• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

‘Çakorri, Zhlepi’: Abazovic ia shuan shpresat Kurtit për demarkacionin

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ia ka shuar shpresat kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e demarkacionit. Ai mbrëmë është shprehur shkurt dhe prerë për këtë çështje, duke çuar mesazhin te Kosova se ai s’do të jetë i hapur për rinegociimin e kësaj marrëveshjeje me kryeministrin e Kosovës, shkruan Gazeta Botapress.info

Kur u zyrtarizua ardhja e Dritan Abazovicit në krye të Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Albin Kurti, partia e tij Vetëvendosje (VV), por edhe një pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajtën gjallë shpresat se një ditë çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të ridefinohet.

Mirëpo dje kryeministri malazez, Abazovic, është shprehur shkurt dhe prerë për këtë çështje, duke çuar mesazhin te Kosova se ai s’do të jetë i hapur për rinegociimin e kësaj marrëveshjeje me kryeministrin e Kosovës.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë Abazovic mbrëmë në Klan Kosova, transmeton Botapress.info

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti në mars kishte thënë se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Ai pati thënë se temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re. Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, kishte thënë Kurti.

Do të mbetet për t’u parë nëse Abazoviq do të hapet për ta diskutuar edhe njëherë një çështje të mbyllur siç është demarkacioni, mirëpo vullneti i tij politik për ta rihapur një rrëmujë të mbyllur, duket i vogël pas zgjedhjes kryeministër. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Deputeti gjerman: I bëj thirrje Italisë që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Ballkanasit më shpesh në takimet e BE’së, Kosova e Serbia të normalizojnë raportet

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

A mund ta bindë Kurti dikë në SHBA që të investojë në Kosovë?

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

​Kërkohen prokurorë të rinj dhe staf mbështetës

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Deputeti gjerman: I bëj thirrje Italisë që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
  • ​Dorëhiqet kryeministri i Francës
  • Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen të mbrojnë Finlandën dhe Suedinë në rast sulmi
  • Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus
  • Nxënësi i klasës së katërt shkon në shkollë me një armë në brez

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.