Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot zgjedhjet e brendshme partiake për të zgjedhur kryetarin e ri të saj. Për këtë pozitë garon vetëm një person, për çudinë e askujt, Albin Kurti. Në lidhje me këtë lloj “demokracie”, kritika pati gazetari i njohur Berat Buzhala.
VV’ja përpos që ka veç një kandidat për kryetar, garën nuk e lejoi edhe nëpër shumë degë të saj, ku eliminoi disa kandidatë pa ndonjë justifikim.
Për këtë, Buzhala ka bërë një krahasim interesant me Partinë Komuniste të Jugosllavisë.
Olluri: Berat Lahu s’mundet me i ndihmu sot demokracisë në VV, është në burg
“Muj me ju garantu me cka te doni, kur i organizojshin zgjedhjet neper dege, gjithe konkurrojshin bile kah 2 kandidat”, u shpreh ai për komunistët jugosllavë.
“LVV e ka vendose nje standard te ri ne politike, sa i perket zgjedhjeve te brendshme. Ja ka q.r. demokracise. Ma shume demokraci po doket ne keto referendumet e Rusise ne Luhansk e Kharkov”, shkroi në fund Berat Buzhala.
Zgjedhje VV’ja po mban edhe për kryetaren e grave, Albulena Haxhiun, edhe kjo pa ndonjë kundërkandidat./Botapress.info/