Gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala ka zgjedhur një fotografi të kohës së protestave të aktivistëve e zyrtarëvet të Vetëvendosjes kundër pranisë së EULEX-it në Kosovë. Në fotografinë e Kohës ditore shihet Xhelal Sveçla, tash ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës duke e tërhequr me litar një veturë të EULEX-it për ta përmbysur pasi paraprakisht e kishin demoluar jashtë e brenda, shkruan Botapress.
Buzhala ia ka rikujtuar ministrit Sveçla atë kohë të protestave duke iu kundërvënë atij se ndryshe nga ai, Buzhala e do EULEX-in dhe cdo mision ndërkombëtar në Kosovë.
Ja postimi i Buzhalës në Facebook:
Kurrkush se don qet Eulex’in. Kqyrma bacin Xhelal qysh e ngrehke me konop te bunarit. Tash serbet anej 😛.
Nejse, une e du Eulex’in dhe cdo mision nderkombetar. Mos me kane qita moti na kishin vjerre do gazetareve e do prej shoqnise civile.. Tash serbet anej 😛.