Gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook ka lavduar veprimin e Uran Ismajlit i cili si kandidat i PDK-së për Prishtinën ka hequr dorë nga posti i deputetit.
Buzhala ka shkruar se “…teorikisht, ka shume me pak gjasa per ta fituar poziten e te parit te kryeqytetit, krahasuar me Arben Vitine e Perparim Rama. Mirepo jarani e ka nda mendjen, ose garen per Prishtine ose poziten e deputetit” ka shkruar Buzhala.
Në ndërkohë ai ka hedhur kritika ndaj Arben Vitisë së Vetëvendosjes duke quajtur “Arben Mindili: i cili “..eshte ule ne njanen karrige, e kambet i ka zgate ne tjetren. Qindra vdekje per 30 dite, a knej garon per Prishtine”.
Për më shumë ja postimi i Buzhalës në Facebook:
Uran Ismaili, ne gare per kryetar te Prishtines, paska dhane doreheqje nga pozita e deputetit te Kuvendit te Kosoves. Urani, teorikisht, ka shume me pak gjasa per ta fituar poziten e te parit te kryeqytetit, krahasuar me Arben Vitine e Perparim Rama.
Mirepo jarani e ka nda mendjen, ose garen per Prishtine ose poziten e deputetit.
Ne anen tjeter Arben Mindil Vitia eshte ule ne njanen karrige, e kambet i ka zgate ne tjetren. Qindra vdekje per 30 dite, a knej garon per Prishtine.
As nuk e leshon ministrine, e as nuk heq dore prej Prishtines. As nuk din me e kry punen e pare e as nuk kish me dite me e kry punen e dyte.
Menxi po pres me i pa debatet per Prishtinen, ama jam bukur shume i bindun qe Arbeni nuk ka me guxu me marre pjese ne asnje prej tyne.