Gazetari kosovar Berat Buzhala ka reaguar pas lajmit për tentim atentati ndaj zyrtarëve të LDK-së, kryetarit Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hotit, Arben Gashit e Armend Zemajt.
Në një postim të tij në Facebook, Buzhala ka konstatuar se ‘Lidhja Demokratike e Kosoves eshte sulmu me se shumti, edhe me arme zjarri, ne 30 e kusur vite parlamentarizem; dhe se Lidhjes Demokratike te Kosoves i jane vrare kryetare komunash, kryetare degesh, deputete dhe aktiviste; ndërkaq Kryetari historik i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova, ka qene disa here cak i sulmeve; “…
Por Buzhala ka shtuar se …Eshte turp qysh edhe me tutje kurrkush prej qeverise, e as Ministri Sveqla, nuk doli me u deklaru per rastin e fundit, ky kryetari i LDK’se dhe tre zyrtare te tjere, dyshohet qe kane qene cak potencial i nje atentati; ndërkaq në fund ka shtuar faktin se ..Kurti ka bo video per Oliver Ivanovicin, kurse per kete rast nuk e cele gojen.
Për më shumë ja postimi i Berat Buzhalës në Facebook
Eshte fakt:
– Lidhja Demokratike e Kosoves eshte sulmu me se shumti, edhe me arme zjarri, ne 30 e kusur vite parlamentarizem;
– Lidhjes Demokratike te Kosoves i jane vrare kryetare komunash, kryetare degesh, deputete dhe aktiviste;
– Kryetari historik i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova, ka qene disa here cak i sulmeve;
– Lidhja Demokratike e Kosoves, brenda dy vitesh, e ka dyfishuar numrin e votueseve – ne baze te sondazheve kredibile – dhe ka fituar numer te madh te komunave;
– Eshte turp qysh edhe me tutje kurrkush prej qeverise, e as Ministri Sveqla, nuk doli me u deklaru per rastin e fundit, ky kryetari i LDK’se dhe tre zyrtare te tjere, dyshohet qe kane qene cak potencial i nje atentati;
– LVV dhe qeveria ka marre masa dramatike, sapo e kane marre nje gjysem informate qe Kurti ka qene cak i nje atentati;
– Kurti personalisht ka reagu ne FB edhe per sene banale, e per kete rast nuk ka fole;
– Kurti ka bo video per Oliver Ivanovicin, kurse per kete rast nuk e cele gojen.