[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Buxhovi tregon pse u largua nga LDK



Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Jusuf Buxhovi ka thënë se njëra ndër arsyet e largimit të tij nga ajo parti ishte shkrirja e LPK’së në të.

Buxhovi thotë se nuk ka asgjë kundër LPK’së por se ishin ideologjikisht të kundërt.

“Unë nga LDK’ja nuk jam larguar kurrë. Por vetëm nga udhëheqësia. U largova në 92-tën. Ishin shumë arsye. Kisha arsye personale. Një prej tyre ishte edhe përfshirja e LPK’së në LDK. Nuk kisha asgjë kundër pasi edhe ata ishin shqiptarë. Kërkoheshin edhe nga ndërkombëtarët, por ne nuk ndërlidheshim. Ishim ideologjikishit të kundërt. Edhe mënyra e ardhjes së tyre. Unë kërkoja që të nënshkruheshin sikur anëtarë të tjerë”, tha ai.

Ai thotë se LPK ka meritat e saj, por gjithsesi sulmet që i bëhen atij nuk janë të drejta sot.

“LPK’ja ka një meritë të mirë pasi kur u pasivizua rezistenca për armatosje ata nuk u ndalën”, shtoi ai.