[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Burri “vritet” nga ereksioni i tij (Foto)



Një burrë i martuar, baba i 3 fëmijëve është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Nigeri, pasi kishte pirë viagra për të impresionuar të dashurën e tij të re.

30-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se ai është identifikuar si Samson.

Ky i fundit kishte konsumuar një dozë të madhe të një drogë të quajtur “Manpoëer”, e cila ka efekte të ngjashme me Viagran

Mësohet se Samson kishte qenë në një klub duke pirë birra me miqtë e tij, të cilëve u ishte mburrur se do të kalonte natën me një femër, të cilën kishte 3 muaj që po e gjuante.

Ishte hera e parë që ai pinte një drogë të tillë, e cila duket se e mposhti atë duke i shkaktuar vdekjen. Pasi ka kryer marrëdhënie për një kohë të gjatë, ai nuk ka mundur të ejakulojë, gjë që mendohet se i ka sjellë vdekjen.

Mësohet se viktima ka qenë i pirë, ndërsa partnerja e tij është larguar pas tragjedisë.

Konsumimi i tepërt i drogave të seksit mund të jetë shumë i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë ereksion që zgjat për orë të tëra, ndonjëherë duke shkaktuar dëme të mëdha.