Burri i Presidentes pretendon se BE’ja sonte do të vendos sanksione kundër Vuçiqit

Burri i Presidentes Osmani, Prindon Sadriu pretendon se BE- ja sonte do të vendos sanksione kundër Vuçiqit.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook, Sadriu shkroi se BE sonte pritet të vendos pakon e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë edhe sanksione ndaj regjimit të Vuçiqit, duke potencuar se këto sanksione do të jenë të parat për rajonin e Serbisë që nga koha e Millosheviqit.

BE sot pritet te vendose pakon e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë të cilat përfshijnë edhe sanksione ndaj regjimit të Vuçiqit, të parat sanksione për rajonin e Serbisë që nga koha e Millosheviqit” – shkroi ai.

Ky postim i Sadriut vjen pas shkuarjes së Presidentes në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian.Ndryshe, sonte kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë./Botapress.info/

ngjashme