“Bunkeri luksoz i nëndheshëm gjendet në malet e …”- Habit profesori i njohur rus: Putini e ka dërguar familjen në…

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka strehuar familjen e tij në një qytet të nëndheshëm në Siberi, kështu ka deklaruar një profesor rus. Bunkeri luksoz i nëndheshëm gjendet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje nga lufta bërthamore. Kështu tha profesori Valery Solovey, 61 vjeç.

Më përpara, profesori i shkencave politike pati deklaruar se Putin vuan nga probleme shëndetësore, të cilat mbahen të fshehura nga sytë e publikut rus.Pas këtyre deklaratave, ai u mor në pyetje për të paktën shtatë orë nga autoritetet ruse.

Shtëpia e tij u bastis dhe u sekuestruan disa pajisje elektronike. Profesori u lirua, por çështja ndaj tij nuk është mbyllur.

“A nuk u thotë gjë kjo që presidenti e dërgon familjen e tij në një bunker,” tha ai.Profesori pretendon se ka kontakte të brendshme në Kremlin. Kompleksi që i referohet profesori është ndërtuar të paktën një dekadë më parë nga kompania Gazprom.

LEXO EDHE KETE

I fundit: Gjermania ngre avionët ushtarakë në ajër dhe bën lëvizjen urgjente

Nuk dihet se cilët janë anëtarët e familjes së Putin, por mendohet se ai është martuar në mënyrë sekrete me gjimnasten 38-vjeçare, Alina Kabaeva.

ngjashme