Bulliqi shkarkon drejtorin e inspeksionit

Kryetari i komunës së Podujevës ka liruar sot nga detyra, drejtorin e drejtorisë se Inspeksionit, Besnik Mulliqi.Ky është drejtori i tretë i kësaj drejtorie që po e liron detyrën që prej kur Bulliqi e ka marrë mandatin.

Sipas burimeve , shkarkimi i drejtorit ndodhi në ditën kur filluan rrënimet e objekteve pa leje në Orllan.Mulliqi aktualisht është edhe sekretar i qendrës së VV-së në Besianë.

Kujtojmë se në këtë drejtori javë më parë me vendim të Bulliqit janë transferuar shumica e inspektorëve./Botapress.info/

ngjashme