Bulliqi rahaton edhe një militant të Vetëvendosjes brenda në komunë

Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përseri ka rahatuar milinatë të partisë në komunë.Së fundmi, për pozitën zyrtar për zhvillim u përzgjodh Rilind Babatinca. Pas intervistës dhe tekstit me shkrim, ai doli i pari me 82.2 pikë.

LEXO EDHE KETE

Vendi në krizë, krerët e shtetit e lënë përnjëherë Kosovën për udhëtime jashtë vendit

Mjafton një klikim në profilin e tij në Facebook, për të kuptuar se Babatinca është përkrahës i flakët i Vetëvendosjes.

Në llogarinë e tij në këtë rrjet social shihet se Babatinca ka postuar fotografi të kryeministrit Albin Kurti, por edhe ka shpërndarë postime të kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

 

“Ne vazhdojmë betejen. Do te kthehemi përseri e shumë shpejtë!”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së Kuritit, të cilen e kishte publikuar Babatinca.

Kjo nuk është hera e parë që Bulliqi favorizon simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në punësim, por, edhe në dhënie të tenderave.

Javë më parë, Insajderi ka raportuar se si Bulliqi, i ka bërë një favor vëllaut të shoferit të tij, Agron Fushës.

Atë e ka shpërblyer me një kontratë për “furnizim me letër të bardhë”. Tenderi kap vlerë e 35 mijë e 582 euro e 20 centë.

Komuna e Podujevës e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tenderin ia dha kompanisë N.T.P “Fusha”, vula e të cilit u dha më 29 shtator 2022.

Kjo kompani është në pronësi të Sylejman Fushës, vëllait të shoferit të Bulliqit, Agron Fushës, shkruan Gazeta Insajderi.

Me vendim të Bulliqit, Agron Fusha është emëruar Zyrtar për Logjistikë – shofer i Kryetarit të Komunës së Podujevës.

Ai është emëruar në këtë pozitë më 6 dhjetor 2021, në kohën kur Bulliqi i fitoi zgjedhjet në Llap./Botapress.info/

ngjashme