Ndonëse gjithçka ishte e qartë për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dalë me një sqarim.
Duke mos dashur ta quajë koalicion, Bulliqi ka shkruar në Facebook se me PDK-në ka arritur mirëkuptim për të qeverisur në Komunën e Podujevës.
“Sqarim për opinionin publik dhe mediat. Me qëllim të funksionalizimit dhe konsolidimit të legjislativit dhe ekzekutivit të komunës, ne i kemi përfshirë dy drejtorë që vijnë nga radhët e PDK-së dhe e kemi votuar edhe kandidatin e tyre për kryesues kuvendi. Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e numrave në Kuvendin Komunal dhe përgjegjësisë që na obligon si parti fituese e zgjedhjeve dhe mirëkuptimit që kemi hasur te grupi i këshilltarëve të PDK-së, kemi bërë më të mirën e mundshme që të vazhdojmë qeverisjen e mirë në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Bulliqi.