Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë humbje dhe i ekzagjerojnë fitoret e veta.
Andaj, ai tha se ata si UÇK janë munduar që të japin një zë më shumë se që kanë pasur forcë në ushtri për shkak se kishte nevojë për propagandë më të fuqishme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Por keni parasysh se këto deklarime kanë mujt me qenë deklarime për të bërë një propagandë më të fuqishme se jemi më të organizuar, jemi të fuqishëm etj. Në çdo lutë, ushtritë nuk pranojnë se kanë shumë humbje, por i ekzagjerojnë fitoret e veta. Edhe ne si UÇK- jemi mundu që t’i japim një zë më shumë se sa që e kemi pasur forcën e ushtrisë tonë sepse ka pas nevojë për propagandë më të fuqishme”, tha Buja
Përpara kësaj deklarate, dëshmitarit iu prezantua një pjesë enjë gazete pretendohet se dëshmitari ka thënë se UÇK-ja fitoi mbështetje të madhe sidomos mbas ngjarjes në Prekaz e që shumë shpejt ata arritën një organizim ushtarak duke filluar nga kuadra, togu, kompania, batalioni, brigada etj.
Megjithatë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë për atë gazetë.
Dëshmitari gjithashtu u pyet se në janar të 99-ës a ka shkuar në Zonën Operative të Noredimes dikush nga Shtabi i Përgjithshëm për t’i vizituar.
“Tash nuk po me kujtohet”, tha Buja duke përmendur një ceremoni të betimit në Jezerc e që mendon se ka ndodhur në dhjetor të 98-ës dhe jo në janar ku kanë marrë pjesë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.
Buja tha se ka pasur oficer në atë ceremoni e që dy prej tyre ishte Salih Veseli i cili ka qenë në operativen e Bislim Zyrapit dhe Rexhep Selimi. Ndërsa, për te tjerët tha se nuk e din.