Fabio Jackson nga Britania e Madhe është bërë shumë i popullarizuar për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me Michael Jackson.
28-vjeçari pohon se thuajse çdo ditë e ngatërrojnë me ikonën e muzikës pop. Megjithatë, ai përballet edhe me njerëz, të cilët e akuzojnë se ka krijuar ngjashmëri me këngëtarin e ndjerë përmes operacioneve plastike.
Për të reaguar ndaj akuzave të tillë, Fabio e ka publikuar një video, përmes të cilës ka treguar fotografi nga fëmijëria për të dëshmuar se gjithmonë ka ngjarë me Michael.
Për më shumë, ai ka thënë se pikërisht për shkak të kësaj ngjashmërie, shpesh e kanë keqtrajtuar gjatë viteve të shkollës, telegrafi.
Derisa i mohon ndërhyrjet kirurgjike, Fabio ka pranuar se shfrytëzon ngjitës dhe teknika të makijazhit për të arritur ngjashmëri sa më të madhe me Mbretin e muzikës pop.