Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, po mbron nivelin e mbështetjes që Britania i ka dhënë dhe po i jep Ukrainës.
Ai ka thënë se Britania nuk do të shkaktojë një luftë evropiane.“Unë nuk do të shkaktoj një luftë evropiane. Por ajo që do të bëj është të ndihmoj Ukrainën të luftojë në çdo rrugë me çdo pajisje që mund t’i arrijmë,” thotë ai.
Wallace vazhdon duke thënë se Rusia nuk do të ndalet pas Ukrainës.
“Putini nuk është racional. Ai nuk beson se shtetet baltike janë vërtet vende. Ne të gjithë duhet t’i rezistojmë atij”, tha ai. /Botapress.info/