Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty, e ka mirëpritur marrëveshjen për targat ilegale mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që u arrit të mërkurën mbrëma.
Sipas tij, palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve.
‘Beteja e Kurtit me gjykata’: Në këtë gjykatë sot u anuluan 22 seanca gjyqësore
“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, cicëroi ai në Twitter./Botapress.info/