[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BREXIT, një rrugë pa kthim… Parlamenti britanik voton “PËR” largimin nga BE-ja



Britania e Madhe hyri në rrugën pa kthim; shkëputjen nga Brukseli. Dhoma e Përfaqësuesve kaloi me 498 vota pro dhe 114 kundër ligjin që mandaton Theresa May-n për të nisur negociatat e largimit nga Bashkimi Evropian.

Ligji mori mbështetjen edhe nga laburistët, megjithëse disa prej tyre dolën nga rreshti dhe e kundërshtuan linjën e kryetarit të tyre, Jeremy Corbyn.

Prej dy ditësh Parlamenti britanik u përfshi në debate në lidhje me Brexit, ndërsa më herët, kryeministrja Theresa May ka bërë publike 31 marsin si data e fundit për çeljen e negociatave të shkëputjes me Brukselin.

Verën e kaluar, britanikët votuan në një referendum të thërritur nga ish-Kryeministri David Cameron për të qëndruar ose jo në Bashkimin Europian. Pas mposhtjes në këtë referendum, Cameron u dorëhoq dhe i la vendin Theresa May-t.