IHMK-ja ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut.
Para pak kohe ka filluar një shi i madh në komunat e Skenderajt, Drenas e Vushtrrisë, shkruan Express.
E që në disa vende të këtyre komunave ka pasur edhe reshje breshëri.
Lexues të Gazetës kanë dërguar fotografi e video nga fshati Llaushë e Skënderajt, ku raportohet për dëme në kultura bujqësore.