[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Brenda shtëpisë në Palm Springs ku familja Obama po kalon pushimet (Foto)



Pasi i liroi vendin në Shtëpinë e Bardhë Presidentit Donald Trump ditën e premte, ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama po pushojnë në Palm Springs në Kaliforninë Jugore për pak pushim.

E ndërtuar në fillim të viteve të 70’ta nga arkitekti Howard Lapham shtëpia është nga më luksozet.

Familja Obama e kanë vizituar disa herë Palm Springs gjatë vjetëve të kaluara, duke hapur dyshime se mund të blejnë eventualisht ndonjë shtëpi atje.

Aktualisht ata planifikojnë rikthimin në Washington derisa e bija e tyre, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme.