• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Brenda repartit COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë

nga Bota Press
10 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Nuk e kishte menduar asnjëherë se djali i saj do të mund të infektohej me COVID-19. Zejnije Jashari kishte menduar se ky virus nuk prek fëmijët.

“Ka pasur temperaturë, dhimbje koke, diarre. E solla te mjeku, më thanë se është me COVID-19. E përjetova shumë rëndë si prind”, thotë ajo.

Tani tre ditë, djali i saj shtatëvjeçar po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë, në Prishtinë, në një repart të veçantë për të infektuarit me COVID-19.Zejnija, nga Komuna e Obiliqit, afër Prishtinës, për asnjë moment nuk largohet nga dhoma. Mban dorën e djalit, teksa ai merr infuzion.

Zejnija duke u kujdesur për fëmijën e saj, të infektuar me koronavirus, në Klinikën e Pediatrisë.
Zejnija duke u kujdesur për fëmijën e saj, të infektuar me koronavirus, në Klinikën e Pediatrisë.

“Po më duhet të kujdesem për të. I kam edhe tre fëmijë në shtëpi – njëri është 1 vjeç e gjysmë. Ata nuk janë të infektuar”, tregon ajo.

Djali thotë se nuk e di se ku ka mundur të infektohet. Zejnija dhe burri i saj janë të vaksinuar, dhe nuk janë infektuar.

Brenda muajit gusht, mbi gjashtëdhjetë fëmijë përfunduan në trajtim spitalor, në Klinikën e Pediatrisë, në Prishtinë, pasi u infektuan nga koronavirusi.

Në repartin e veçantë për të infektuarit me COVID-19, në Klinikën e Pediatrisë, më 8 shtator ishin të shtrirë tre fëmijë.

Dy foshnje, të cilat janë të infektuara me COVID-19.
Dy foshnje, të cilat janë të infektuara me COVID-19.

Në mesin e tyre, edhe një foshnje 6-muajshe, e cila është infektuar nga nëna e saj.

Për të po përkujdeset gjyshja, e cila duket shumë e shqetësuar për shëndetin e mbesës.

Shyhrete Qollaku, nga Prizreni, po qëndron afër mbesës së saj, e cila tani duket se ka tejkaluar rrezikun.

“Tani është më mirë gjendja e saj. Ka pasur temperaturë të lartë, tani nuk ka, është më mirë. Po presim të lirohemi sa më shpejt nga spitali”, thotë ajo.

Shyhretja mban këmbën e mbesës së saj, që është e sëmurë me COVID-19.
Shyhretja mban këmbën e mbesës së saj, që është e sëmurë me COVID-19.

Ajo iu bën thirrje të gjithëve, në veçanti nënave, që të respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19, dhe të kenë kujdes.

“Kisha bërë apel, të mos marrin pjesë në tubime ku ka njerëz shumë. Është rrezik, po bartet virusi tek fëmijët. Të mos marrin pjesë në dasma, të mbajnë distancë”, thotë ajo.

Jashtë dhomës, ku po trajtohen fëmijët me koronavirus, shihen mjekë, të cilët janë në vazhdimësi në shërbim të pacientëve.

Mjekë dhe infermierë shihen duke ecur korridoreve të Klinikës së Pediatrisë.
Mjekë dhe infermierë shihen duke ecur korridoreve të Klinikës së Pediatrisë.

Doktoresha Arlinda Maloku, përgjegjëse për repartin e COVID-19, në Klinikën e Pediatrisë, tregon se aktualisht është një situatë më e qetë. Numri i fëmijëve të shtrirë në spital ka shënuar rënie.

Në këtë Klinikë, tregon ajo, kanë qenë të shtrirë deri në 13 fëmijë, të moshave nga 0 deri në 16 vjeç.

“Nga 1 gushti, deri më tani, në Klinikën e Pediatrisë, reparti COVID-19, janë trajtuar 66 fëmijë të shtirë, kurse raste ambulatore kemi pasur, ata kanë marrë terapi dhe janë liruar. Simptomat që kanë pasur fëmijët e infektuar me COVID janë vjellje, diarre, temperaturë, plogështi”, thotë ajo.

Doktoresha Arlinda Maloku duke e kontrolluar raportin mjekësor të fëmijëve me COVID-19.
Doktoresha Arlinda Maloku duke e kontrolluar raportin mjekësor të fëmijëve me COVID-19.

Në Kosovë, rritja e numrit të rasteve me koronavirus nisi në mesin e muajit gusht, teksa varianti Delta – që është variant më ngjitës – është bërë variant dominues i koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ky variant po prek edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Më 9 shtator, 24 fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç janë infektuar me koronavirus.

Reparti COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë.
Reparti COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë.

Personat e pavaksinuar janë kryesisht ata që po infektohen me variantin Delta, duke i lënë fëmijët më të rrezikuar ndaj infektimit.

Në Kosovë, personat mbi 16 vjeç mund të imunizohen, ndërkaq vaksinimi për fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç bëhet “me prioritet, dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe të vdekjeve, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë nisjen e vitit të ri shkollor 2021/2022, deri më 13 shtator. Personeli arsimor, sipas të dhënave të Ministrisë, është vaksinuar deri në 77 për qind./Botapress/

Tags: Klinika e Pediatrisë

Të ngjashme

Aktuale

Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.